Daku si “ujët e paktë”/ Sulmuesi shqiptar kthehet te Rubini pas pezullimit, trajneri: Ishte e vështirë pa të

schedule13:43 - 26 Tetor, 2024

schedule 13:43 - 26 Tetor, 2024

Se çfarë përfaqëson nuk ka nevojë ta vërtetojë më shumë se kaq.

Mirlind Daku është sulmuesi kryesor I Rubinit në Premier Ligën e Rusisë, dhe padyshim lojtari më I mirë I ekipit, ndaj kur ai nuk është në fushë, mungesa ndihet.

Ylli I kombëtares së Shqipërisë ishte I pezulluar në sfidën e javës së kaluar të kampionatit, luajtur në Kazan dhe humbur 0-4 me Dinamon e Moskës.

Natyrisht, kur pësohen 4 gola nuk është vetëm për shkak të mungesës së sulmuesve, por gjithsesi, trajneri I Rubinit, Rashid Rahimov, e theksoi fort emrin e Dakut, ndërsa ekipi po përgatitet për sfidën e kësaj të diele në Premier Ligë në fushën e Orenburgut.

Sinkron Rahimov

“Më pëlqen kur ekipi luan me përbërje të plotë. Për fat të keq patëm mungesa, dhe sidomos ndikoi mungesa e Dakut. Ai është shtylla e lojës në sulm për Rubinin. Mungesa e tij këtë herë ishte një humbje e madhe për ne”.

Daku do të jetë këtë herë, ndërsa tek Rubini ka edhe disa shqiptarë të tjerë.

Mes tyre është Marvin Çuni, sulmuesi tjetër kuqezi, është Veldin Hoxha nga Kosova, por edhe një tjetër shqiptar kosovar.

Ky quhet Dardan Shabanhaxhaj, I cili madje shënoi golin e fitores 1-0 në ndeshjen e Kupës së Rusisë në fushën e Akronit.

Duket se kolonia shqiptare po shtohet në Rusi, edhe pse Mario Mitaj u largua nga Lokomotiva e Moskës për në Arabinë Saudite.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!