Daku shënjestër e të gjithëve, mund të lërë Ballkanin që në janar

schedule15:54 - 24 Nëntor, 2020

schedule 15:54 - 24 Nëntor, 2020

Mirlind Daku është sensacioni i vitit në futbollin kosovar dhe jo vetëm. 22-vjeçari në pronësi të kroatëve të Osijek, i huazuar te Ballkani është shndërruar në makthin e të gjitha mbrojtjeve në Dardani me 18 golat e tij në 13 ndeshjet e para të IPKO Superligës së Kosovës.

 

Nga Dardania raportohet se interesi për Dakun sa vjen e shtohet dhe së fundmi ai është shënjestër e disa klubeve turke. Emrat e tyre nuk bëhen të ditur, por që raportohet se po këmbëngulin për ta bërë të tyrin Dakun që në janar.

Bomberi është nën kontratë me Ballkanin deri në fund të sezonit dhe klubi nga Suhareka po punon për t’i blerë kartonin nga Osijek. Mbetet të shihet se ç’do të ndodhë, teksa për Dakun kanë shfaqur interes edhe Lazio dhe Torino nga Serie A dhe sulmuesi i Kosovës është nën vëzhgimin e tyre. /abcnews.al