Daku rikthehet tek Osijek, Ballkani zyrtarizon Lewandowskin e Malishevës

schedule17:40 - 23 Qershor, 2021

schedule 17:40 - 23 Qershor, 2021

Mirlind Daku, golashënuesi dhe rekordmeni i golave në kampionatin e Kosovës, është rikthyer në Kroaci tek Osijek. Kështu Ballkani ishte hedhur në kërkim të një sulmuesin dhe e ka gjetur në ligën e parë.

Ai është sulmuesi Albion Rrahmani, i “pagëzuar” me emrin Lewandowski i Malishevës. “Të dashur tifozë, një ndër futbollistët më të përfolur në sezonin që e lamë pas në ligën e parë  ishte Albion Rrahmani.

Me Rrahmanin kemi nënshkruar kontratë për 3 vite, që e mban të lidhur deri në vitin 2024.  Paraqitjet mbresëlënëse që i ka pasur te FC Malisheva e kanë bërë që atij t’i vihet pseudonimi “Lewandowski”.

Paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re nga klubi ynë, andaj me çdo ngulm kemi insistuar që Albionin ta sjellim në klubin tonë.

Urojme që tani Lewandowski i Ballkanit të na ndihmojë në arritjet e klubit dhe personalet. Na priftë e mbara Suharekë”, njofton klubi i Ballkanit në rrjetet sociale. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!