Nuk u pa në fushë në daljen e parë të vitit. Mirlind Daku mund të jetë lojtari më i mirë i Rubinit të Kazanit, por nuk është imun ndaj dëmtimeve, dhe një I tillë e pengoi këtë herë.
Skuadra ruse fitoi 3-1 në Turqi ndaj ekipit serb, IMT të Beogradit, ndërsa zhvillon fazën përgatitore në Antalia, ndërsa në Rusi vazhdon dimri I ashpër.
Daku do të vazhdojë programin e tij stërvitor, për të qenë gati më pas që të bashkohet me shokët.
Trajneri I ri I ekipit, katalanasi Frans Artiga, deklaroi për televizionin e klubit se Daku ka disa probleme, ndaj ai nuk mund të rrezikonte, por shprehu shpresën se ai do të kthehet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe ta ndihmojë ekipin në pranverë me rinisjen e kampionatit, sepse sipas tij, është futbollisti më I mirë I skuadrës.
Natyrisht, nuk pritet që një lëndim I tillë të krijojë probleme të mëdha për shqiptarin nga Kosova.
Premier Liga ruse rinis në 28 shkurt, ndërsa ndeshjet e kombëtares janë vetëm në fund të marsit, saktësisht në 26 në Varshavë ndaj Polonisë.
Daku po zhvillon një sezon shumë të mirë me 9 gola në kampionat, dy më pak se shënuesi më I mirë Aleksei Batrakov, ndërsa ka premtuar se nuk do të largohet para fundit të sezonit./abcnews.al


