Dakordësia për amnistinë/ Meçe: Zhvillim pozitiv, duhet bërë

schedule13:32 - 4 Prill, 2024

schedule 13:32 - 4 Prill, 2024

Analisti Arben Meçe komentoi për Tirana Live në ABC Nws, dakordësinë e arritur mes palëve për të kaluar amnistinë penale në kuvend. Mece e konsideroi amnistinë një zhvillim të pozitiv që duhet bërë.

“Zhvillimi i votimit të këtij ligji lidhet me situatën e re politike në parlament. PS i duhen 84 vota jo vetëm për këtë proces por edhe për reformën. Kompromisi me bashën për zgjedhoren nuk u arrit, në kuadër të marrjes së premtimit për të votuar janë bërë lëshime. Gjthcka po shohim lidhet me situatën e re politike mes PS e Rithemelimit.

Sa i përket fashës mbi të cilën vepron, ka një interes ajo e protestueve. Do isha në favor të ligjit që këta individë të përjashtohen nga dënimi, dhe të jenë objekt i këtij ligji. Kur urdhëdhënësit e tyre nuk po pësojnë asgjë, këta janë viktima të një procesi politik të orkestruar nga të tjerët dhe policia ka kapur këta persona.

Kjo amnisti është një mesazh për ta, mos tejkaloni ligjin. Kjo lloj amnistie është pozitive dhe duhet bërë. E domosdoshme është që të merret në konsideratë se burgjet janë mbushur plot. Kemi një politikë penale të dënimit të rëndë, cështja është nesër cdo ndodhë, fusim tjetrin në burg për një cigare hashash. Kemi rënë pre e një politike të tillë” u shpreh Meçe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!