Dakordësi totale në Gjermani, Rummenigge ka një lajm të mirë për tifozët

schedule10:18 - 4 Prill, 2020

schedule 10:18 - 4 Prill, 2020

Në Gjermani kanë vendosur të përfundojnë këtë sezon. 36 klubet (18 të Bundesligës dhe 18 të Bundesliga 2) kanë rënë dakord që futbolli të rinisë. CEO i Bayern Munchen, Karl-Heinz Rummenigge ka konfirmuar lajmin për AS.

Në Gjermani kemi rënë të gjithë dakord që të rifillojë kampionati. Të 36 klubet kanë vendosur të përfundojë ky sezon, edhe pse do zgjasë pas 30 qershorit për arsye politike ose shëndetësore. Sa i përket lojtarëve që u përfundon kontrata në 30 qershor, do të kemi një lloj adaptimi të merkatos.

Ne kemi tre të tillë: Perisic, Coutinho dhe Odriozola. I takon FIFA-s të gjejë një zgjidhje. Ata duhet ta përfundojnë kampionatin me ne, përndryshe do të shtrembërohej konkurrenca. Federata jonë po e përballon shumë mirë situatën e krijuar nga koronavirusi.

Gjithçka po ndodh në mënyrë harmonike, solidare dhe të ndershme. Është e rëndësishme që më të fortit të mbështesin më të dobtit. Në këtë sens duhen parë 20 milion eurot që katër pjesëmarrësit në Champions League e fundit u kanë vënë në dispozicion të gjithë skuadrave të tjera”, përfundon Rummenigge. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!