Dakordësi për amnistinë penale/ Kuvendi në seancë plenare këtë të enjte, në rend dite edhe ligjet e 7 marsit

schedule09:18 - 4 Prill, 2024

schedule 09:18 - 4 Prill, 2024

TIRANË- Pas disa muajsh debate mes mazhorancës dhe opozitës, palët ranë dakord për miratimin e amnistisë penale. Këtë të enjte pritet që amnistia penale të futet në rend dite në Kuvend.

Partia Socialiste dhe Rithemelimi gjetën rrugën e kompromisit për të votuar draftin, edhe me ndryshimet që ka propozuar nga opozita.

Në amendamentet e dorëzuara në Kuvend parashikohet falja e të gjithë protestuesve të opozitës, përjashtuar ata që kanë goditur punonjësit e policisë. Me votimin e saj pritet të përfitojnë mbi 600 të burgosur.

RENDI I DITËS

Në mbështetje të urdhrit nr. 17, datë 2.4.2024 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

  1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 21.3.2024. (Neni 44, pika 2 e Rregullores së Kuvendit)
  2. Njoftime (Neni 44, pika 3 e Rregullores së Kuvendit)
  3. Interpelancë me ministren e Turizmit dhe Mjedisit zonjën Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa. (Neni 80 i Kushtetutës, neni 96 e Rregullores së Kuvendit).
  4. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9154, datë 6.11.2003, “Për arkivat””. (Në mbështetje të neneve 78, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55 dhe 73- 77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari. Shprehet Komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Dhënie mendimi Komisioni për Ekonominë dhe Financat. Dhënie mendimi Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Diskutime (Shprehen grupet parlamentare.) Koha e votimit
  5. Projektligj “Për disa ndryshime në Ligjin nr. 125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar. (Në mbështetje të nenit 81, pika 1 dhe 2 të Kushtetutës, dhe neneve 55, 68 dhe 73- 77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari. Shprehet Komisioni përgjegjës për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin. Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Dhënie mendimi Komisioni për Ekonominë dhe Financat. Diskutime (Shprehen grupet parlamentare.) Koha e votimit
  6. Projektligj “Për burimet ujore”. (Në mbështetje të neneve 78, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55 dhe 73- 77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Koha e votimit
  7. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 93/2015 “Për Turizmin”, të ndryshuar”. (Në mbështetje të neneve 78, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55 dhe 73- 77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Koha e votimit
  8. Projektligj “Për disa ndryshime në Ligjin nr. 55/2015 “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. (Në mbështetje të nenit 81, pika 1 dhe 2, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 68 dhe 73- 77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Koha e votimit
  9. Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr. 9121, datë 28.7.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”,të ndryshuar. (Në mbështetje të nenit 81, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Koha e votimit
  10. Projektligj “Për disa ndryshime në ligjin nr. 15/2017, datë 16.2.2017 “Për arsimin dhe formimin professional në Republikën e Shqipërisë” (Në mbështetje të nenit 81, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Koha e votimit
  11. Projektvendim “Për zgjedhjen Komisioner në Seksionin për Policinë, Shërbimin Sekret, Burgjet, Forcat e Armatosura dhe Pushtetin Gjyqësor në institucionin e Avokatit të Popullit”. (Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, ligjit nr. 8454, datë 4.2.1999, “Për Avokatin e Popullit”, të ndryshuar, si dhe të nenit 111 të Rregullores së Kuvendit shumicë e thjeshtë votash për miratim.)
  12. Projektvendim “Për zgjedhjen Komisioner në Seksionin për Organet e Administratës Qendrore, të Pushtetit Vendor dhe të të Tretëve që Veprojnë për Llogari të Tyre në institucionin e Avokatit të Popullit”. (Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, ligjit nr. 8454, datë 4.2.1999, “Për Avokatin e Popullit”, të ndryshuar, si dhe të nenit 111 të Rregullores së Kuvendit shumicë e thjeshtë votash për miratim.)
  13. Projektvendim “Për zgjedhjen Komisioner në Seksionin e Përgjithshëm pranë Avokatit të Popullit” (Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, ligjit nr. 8454, datë 4.2.1999, “Për Avokatin e Popullit”, të ndryshuar, si dhe të nenit 111 të Rregullores së Kuvendit shumicë e thjeshtë votash për miratim.)
  14. Projektvendim “Për propozimin e një anëtari të Komisionit të Prokurimit Publik”. (Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”, të ndryshuar, si dhe të nenit 111 të Rregullores së Kuvendit shumicë e thjeshtë votash për miratim.)
  15. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. (Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së Kuvendit: Çdo deputet mund të flasë jo më shumë se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë se 8 minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më shumë se 60 minuta.)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!