Dako në “Opinion”: Kam folur me Niçen e Shijakut

schedule22:46 - 25 Tetor, 2018

schedule 22:46 - 25 Tetor, 2018

Vangjush Dako pranon të ketë komunikuar me Altin Avdylin, siç është kapur në përgjimet telefonike të prokurorisë, por nuk i ka favorizuar dhe nuk ka lidhje me aktivitetin e tyre, pasi i konsideron thjesht votues. Në kulmin e akuzave politike nga opozita ndaj tij, kryetari i Bashkisë së Durrësit ishte i ftuar në “Opinion” në TV Klan ku dha shpjegime para një paneli të ftuarish.

Vangjush Dako nuk e mohon të ketë komunikuar në telefon me personat ( tashme të arrestuar) me të cilët është kapur në përgjimet e prokurorisë. Por ai thotë se ata i konsideron si të gjithë votuesit e tjerë në Durrës. Dako shton se si kryetar bashkie dhe sekretar politik i PS në qarkun e Durrësit komunikon me të gjithë bashkëqytetarët.

Pyetje: Keni lidhje me këta persona te akuzuar?

Vangjush Dako: “Jam kryetar i bashkisë komunikoj me çdo qytetar të Durresit u kërkoj votën dhe nuk shof as diplomën as dëshminë e penalitetit. Jam përgjegjës politik për zgjedhjet në qarkun e Durrësit”.

Një përgjigje e ka edhe për Lulzim Bashën e opozitën që e akuzojnë si politikan të lidhur me elemente kriminale.

“Basha më thotë që ka fletë arresti, nervozohem se jam me ndjenja dhe nuk kam prek drogë, armë lekë të pista”.

Dako thotë se mandatet e tij në krye të Bashkisë së Durrësit janë të merituara e falë votës së lirë dhe kurrë të blera me lekë.

“Nuk i fitojmë zgjedhjet ne me lekë dhe nuk më kanë lëvizuar sondazhet”.

I pyetur nga paneli në studion e Opinion, për herë të parë, kryetari i Bashkisë së Durresit Vangjush Dako, tregon edhe të vërtetën sipas tij, për refuzimin e vizës nga Ambasada Amerikane në Tiranë.

“Është e vërtetë që më është refuzuar viza, kam shkuar. Kam qenë diku vitin e kaluar, në Shtator-Tetor. Bëmë të gjithë procedurat, shkuam për intervistë dhe më bënë disa pyetje. Ajo përtej sportelit atje pasi mori shenjat e gishtave me tha, sa shtëpi dhe sa makina ke? Dy shtëpi dhe tre makina, i thashë. Ktheu mbrapsht tha dhe do të merrni përgjigje.

Brenda 24 orëve me erdhi me DHL një shkresë, ku ishte refuzimi, shikoni nenin 233 G, ku shkruhej se ishte refuzimi i pjesshëm dhe mund aplikoni pas 6 muajsh, pa pagesë për arsyetimin se nuk keni qenë korrekt me dokumentet. Nuk shkova se thashë do fillojnë përsëri këta, o nuk mori vizë, o nuk mori vizë. Dhe nuk shkova më”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!