Vangjush Dako ka deklaruar se Astrit Avdylaj është simpatizant i Partisë Socialiste. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, kryebashkiaku i Durrësit pranoi publikisht se e njeh Astrit Avdylajn, por deri në vitin 2016 nuk e ka takuar asnjëherë personalisht.
“Nuk e kam njohur kurrë Astrit Avdylajn. Deri në vitin 2016 nuk e kam njohur ndonjëherë fizikisht. Pas vitit 2016 e kam njohur siç njoh shumë njerëz në atë qytet. E di që ka qenë i dënuar. Është simpatizant i shpallur për të mbështetur Partinë Socialiaste. Nuk është me tesër. Është vetëm simpatizant i Partisë Socialiste në këto zgjedhje.
Keni 4 Avdylaj atje, dhe po t’i ndajmë secilin, Jasim Avdyli ka qenë mbështetës i Agron Dukës i Partisë Demokratike. Astrit Avdyli ka qenë mbështetës për të fituar Partia Socialiste. Unë di historinë e çdo qytetari të Durrësit. Ata kërkojnë të mbështesin në fushatë për të fituar”, deklaroi kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. /tvklan.al