Dajaku: E pabesueshme çfarë ndodhi, ju tregoj batutat me Muller

schedule12:22 - 26 Dhjetor, 2019

schedule 12:22 - 26 Dhjetor, 2019

Leon Dajaku ka debutuar këtë muaj me Bayern Munchen në Bundesliga, në minutat e fundit të takimit kundër Wolfsburg. Sulmuesi anësor, me një shqipe që nuk është e lehtë të kuptohet, rrëfen emocionet e tij në një intervistë për Sporti në KTV.

“Ishte fantastike, askush nuk e kishte menduar që kaq shpejt do debutoja te Bayern. Nuk mund të tregoj dot as emocionet e përjetuara. Kemi fatin që janë disa lojtarë të dëmtuar dhe trajneri i ka qejf lojtarët e rinj. Pata fatin të luaja, në një stadium të madh, më të madh se i Stuttgart. Bayerni është i madh siç e thonë të gjithë dhe normalisht pata emocione”.

Më tej ai shton: “Kam qenë të Stuttgart dhe kam luajtur dy ndeshje me ta si profesionit. Atje unë kisha familjen dhe ata më thanë se janë pas meje dhe mund të largohesha. Kur Bayern të thërret, nuk bën të mendohesh dy herë. Ai shans vjet vetëm një herë”.  Bavarezët kanë dy lojtarë nga Stuttgart, të cilët e kanë ndihmuar në fillim Dajakun.

“Gnabry dhe Kimich, kur kanë dëgjuar se jam i Stuttgart, direkt më kanë afruar. Më kanë treguar çfarë duhet të bëj dhe më kanë këshilluar të jap maksimumin tim. Ka qenë mirë për mua, pasi ma kanë lehtësuar”. Sulmuesi më tej tregon edhe për raporton me Thomas Muller, me të cilin shkon shumë mirë dhe bëjnë shpesh batuta.

“Me Muller shkoj shumë mirë, jemi njëlloj. Kur bëhemi bashkë e kthejmë përmbys. Ai më thotë, avash se nuk jemi në Shqipëri. Bën shumë shaka. Më thotë, se nëse rri afër tij, do bëhem i madh. I them që po ishte ashtu, nuk e kam ndërmend të çohem”, tregon Dajaku, të cilin e krahasojnë me Marco Reus.

“Gëzohem kur thonë që është ashtu. Çdo lojtar ka talentin e tij. Si ai nuk bëhesh dot, ose më i mirë ose i të njëjtit nivel. Mundohem në çdo stërvitje të tregoj se dua të bëhem lojtar i mirë. Nuk ka rëndësi nëse bëhem si Reus, apo i ndonjë tjetri”, shprehet Dajaku.

Në muajin tetor ai shënoi një gol nga mesfusha, të cilin tifozët e Bayner Munchen e zgjodhën si më të bukurin e muajit. “Goli nga mesfusha ka qenë më i miri në karrierën time. Fansat zgjodhën golin tim si më të bukurin e muajit. Ishte fantastike”, përfundon Dajaku. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!