Daja: Rikthimi i Hoxhës i rëndësishëm! Pabarazi në ndarjen e ndeshjeve

schedule11:58 - 19 Nëntor, 2021

schedule 11:58 - 19 Nëntor, 2021

Ilir Daja ka folur në prag të ndeshjes me Laçin, kundërshtar që ai e vlerëson. Trajneri ka një pakënaqësi me Sektorin e Garave në FSHF, për faktin që ka skuadra që kanë më shumë kohë të rikuperohen në prag të ndeshjeve të kampionatit, jo tre ditë sa Partizani e Laçi që ndeshen mes tyre nesër. Mes të tjerash Daja flet edhe për lojtarët e dëmtuar.

PUSHIMI – “Këto ditë na kanë ndihmuar të rikuperojmë energjitë, por edhe të shkarkohemi psikologjikisht. Ndonjëherë nuk shërben, pasi një pjesë luajnë me Shqipërinë U21. Nuk kemi qenë të plota. Ishin dy javë që na shërbyen të vazhdojmë me entuziazëm. Ekipi ka reaguar. Rezultatet duhen përmirësuar dhe të rikuperojmë pikët”.

KUNDËRSHTARI – “Laçi vjen me një asnjë psikologjike të mirë, kanë fituar tre ndeshjet e fundit. Kanë bërë mirë, kanë shënuar më shumë se ne. Ata kanë probleme në mbrojtje, kanë pësuar më shumë se ne. Jemi ekipe rivale, qoftë edhe nga vjet që ishim pretendentë. Na del për detyrë të kemi vazhdimësi pas fitores me Kastriotin. Vetëm vazhdimësia mund ta na çojë aty ku kemi objektiv”.

INFERMIERIA – “Cara nuk ka qenë 100 për qind, por nesër është gati pasi e ka kaluar problemin e fundit. Kaçe nuk është në gjendjen më të mirë fizike. E kemi parë në ndeshjet në Kupë dhe në miqësoren me Turbinën. Një kondicion i mirë i tij është vlerë e shtuar për ekipin. Nuk kemi Cardoso e Damcevski, që duan kohë të rikuperohen. Nesër kemi një kontingjent të mjaftueshëm për të përballuar ndeshjen”.

“Alban Hoxha ka një frakturë në gishtin e dorës. Dje ka nisur ta prekë topin me duar, pasi e kishte të ndaluar. Do ndiqet në vazhdimësi gjendja e tij nga stafi mjekësor. Është kapiteni i ekipit dhe mungesa e tij është e rëndësishme, edhe pse Teqja ka bërë paraqitje të mira. Duhet të jetë afër grupit, pasi është kapiteni. E presim sa më shpejt të jetë me grupin”.

KALENDARI – “Doja ta shmangia pjesën e stadiumit. E kam me organizatorët e Kupës. Duhet të vazhdojmë me dy data edhe në kampionat, shoh diferencim në dëm të Partizanit. Nëse i referohemi Kupës, prioritet është kampionati i kaluar. Vjet kemi qenë sipër, bashkë me Laçin. Ne luajmë për tre ditë, të tjerët kanë 4-5 apo pesë ditë dhe kanë kohë të rikuperohen. Nuk është pozitive, pasi duhet të jemi të barabartë me të tjerët. Presim të kemi mbështetjen e tifozëve tanë nesër, kemi nevojë dhe është gjë e mirë që u kthye në Tiranë”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!