Daja projektohet në stolin e skuadrës kosovare

schedule22:55 - 24 Dhjetor, 2021

schedule 22:55 - 24 Dhjetor, 2021

E ardhmja e trajnerit Ilir Daja te Partizani nuk është e sigurt, teksa nuk përjashtohet mundësia e mbylljes së bashkëpunimit mes palëve.

Humbja në derbi e ka rënduar akoma më shumë situatën te të kuqtë, që tashmë ndodhen shumë larg skuadrave të kreut. Madje dje pas ndeshjes, trajneri Daja dha sinjale largimi, duke u shprehur se do të flasë me drejtuesit për të ardhmen.

Kaq ka mjaftuar që menjëherë emri i Dajës të lidhet me një skuadër tjetër. Sipas mediave në Kosovë, tekniku kryeqytetas mund të marrë drejtimin e Ballkanit. Këta të fundit janë pa trajner dhe thuhet se drejtuesit kanë zgjedhur Dajën, për ta ulur në stolin e skuadrës.