Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, në prag të derbit me Tiranën, deklaroi para mediave: “Bëmë lojë të mirë, por nuk morëm rezultat me Kukësin. Këto nuk kanë rëndësi në derbi. Është ndeshja më e veçantë në Shqipëri. Nëse do i bënit çdo ndeshjeje reklame si derbit, do kishte dyfish tifozë. Do futemi në fushë për të fituar. Objektivi kryesor është fitorja, derbi luhet për t’u fituar”.
“Një derbi ka gjithmonë presion, pavarësisht ku je në klasifikim. Kemi lojtarë që janë mësuar me derbin, ka që e kanë për herë të dytë. Lojtarët dinë ta menaxhojnë presionin, në mënyrë që të mos kemi problemet e së shkuara”.
“Në derbin me Tiranën e zbehin dyluftimet spektaklin. Duhet të jemi pragmatistë, por ne e kemi marrë në çdo ndeshje kontrollin e ndeshjes, Të njëjtën gjë do të bëjmë edhe nesër në derbi”.
“Merkato e verës ka qenë e mirë, por kemi pasur shumë dëmtime. Kjo ndikon edhe te rotacioni. Me freski fizike mund të shkosh më lehtë te goli. Cara humbi raste, por ka meritë që del për këto raste”.
“Nëse i referohemi renditjes, Tirana ka bërë më mirë në aspektin e pikëve. Në derbi ka rëndësi kontrolli i emocioneve. Gabime bëjnë të gjithë lojtarët. Na dhemb se janë bërë shpesh dhe kjo është një arsye pse kemi më pak pikë. Uroj të kemi më pak pikë. Edhe ato i vuajnë gabimet, sikurse edhe tifozët. Duhet t’i ndihmojmë dhe t’u japim kurajo që të minimizohen gabimet”.
“Jemi të fokusuar te mbyllja e kampionatit. Kemi pas një kalendar të ngjeshur. Presim të rikthehet Cardoso, kemi edhe Maguette që është shumë i ri dhe lojtar i mirë. Kur të kthehet krejt kontingjenti do të shohim”.
“Nuk zihet trajneri Daja. E keni pyetur Albana Hoxhën disa herë që a keni probleme me stafin. Jemi pak jo tolerantë, nuk lëmë asnjë lojtarë të debatojë. Motivimi duhet të jetë maksimal, nëse nuk është atëherë është në dëm të grupit. Shpresojmë të mos na dëmtohet ndonjë lojtar. Duhet të jemi pragmatistë në finalizimin e rasteve që do të na paraqitën. Rezultatet me rivalët? Vjet Teuta nuk na mundi në asnjë ndeshje dhe doli kampion”. / abcnews.al

