Dafina Zeqiri rikthehet me Dj e njohur, detaji që nxorri zbuluar çiftin

schedule08:19 - 11 Gusht, 2020

schedule 08:19 - 11 Gusht, 2020

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri është gjithmonë e hapur përsa i përket jetës personale.

Në muajin prill, ajo deklaroi publikisht se i kishte dhënë fund lidhjes me Dj Geek.

Dafina u shpreh se arriti në një pikë që duhet të zgjidhte mes punës dhe romancës. Por duket se çifti janë kthyer sërish bashkë e këtë dhe kanë lënë të kuptohet nga komentet e fundit plot dashuri që i kanë bërë njëri tjetrit në rrjetet sociale.

“Whoh”, i komenton Dafina Dj Geek dhe njëjtë ja kthen dhe ai shoqëruar me emoji me zemra. Nuk dihen nëse ata kanë mbetur shokë mes tyre, apo kjo është një shenjë që çifti janë rikthyer sërish bashkë. Gjithçka mbetet për t’u parë me kalimin e kohës./abcnews.al