Dafina Zeqiri paralajmëron se gushti do të jetë një “tjetër nivel”

schedule14:50 - 24 Korrik, 2020

schedule 14:50 - 24 Korrik, 2020

Dafina Zeqiri ka qenë një ndër emrat më të përfolur muajt e fundit. Raporti i saj me Dj Geek dhe projektet e reja muzikore, kanë bërë që Dafina të jetë kryefjala e mediave rozë.

Pak javë më parë, këngëtarja nga Kosova solli dy projekte muzikore që u pritën mjaft mirë nga publiku. “La Vida”, një bashkëpunim me Gee Dixon, dhe “Aman” këngë e cila e bëri bashkë me Ledri Vulën dhe Lumi B.

Por, duket se Dafina ka rezervuar dhe disa supriza të tjera për publikun. Bëhet fjalë për dy këngë të reja që pritet të lançohen në gusht. “Million Dollar” dhe “Zili zili” mbajnë titullin këto këngë që artistja ka bërë me dije përmes një postimi në Instagram, duke paralajmëruar se muajin që vjen do të bëjë namin. /abcnews.al/

 

View this post on Instagram

 

Mhhh…. Korriku nice veq Gushti ? #milliondollar #zilizili

A post shared by Dafina Zeqiri (@dafina.zeqiri) on