Këngëtarja shumë e dashur, Dafina Zeqiri, nuk ka ndërmend të ndalet këtë verë. Ndërkohë që po vijon me koncertet e shumta kudo nëpër Shqipëri e Kosovë, duket se paralelisht do të sjellë edhe surpriza të tjera për fansat.
Pas duetit që e solli ditë më parë me Lyrical Son, ajo kësaj radhe ka bërë të ditur se po vjen sërish në një bashkëpunim me një anëtar tjetër të labelit “PINT”.
Dafina ka konfirmuar se këtë herë ka bashkuar forcat me reperin MC Kresha, gjersa projekti është pjesë e albumit “Dafinë Moj”.
“Llafe Llafe” ndërkohë u shndërrua menjëherë në një nga hit, pasi për vetëm një javë grumbulloi mbi tre milionë klikime në platformën YouTube. /abcnews.al