Dafina Zeqiri “ndez” skenën në Jalë dhe tregon detaje nga albumi i ri

schedule20:50 - 6 Korrik, 2020

schedule 20:50 - 6 Korrik, 2020

Këngëtarja e dashur për të gjithë shqiptarët Dafina Zeqiri ka qenë në Shqipëri, pikërisht në Jal, aty ku ka ndezur festën me këngët e saj në resortin e “Folie Marine” të shtunën e kaluar.

Këngëtarja e njohur ka folur për mikrofonin e “Edicionit Veror” në ABC News për albumin më të ri të saj dhe se si e ka kaluar periudhën e izolimit gjatë karantinës.

Intervista: 

Janë pushimet e para, apo keni ardhur edhe për punë edhe për pushime në Shqipëri?

Dafina Zeqiri: Kam ardhur së pari për punë pasi kemi patur shumë sukses, edhe pse nuk dimë si do shkojë për shkak të pandemisë. Kemi kaluar shumë bukur me të gjithë pjesëmarrësit në Folie Marine dhe sot kam zgjedhur të relaksohen këtu në bregdetin tonë. Këtu është shumë bukur, shumë relaks, madje po më duket si ëndërr. Kemi qenë të mbyllur 3 muaj për shkak të epidemisë kështu që ndihem shumë mirë.

Si ka qenë periudha e karantinës për ju?

Dafina Zeqiri: Për mua personalisht nuk ka qenë e keqe, kam patur kohë të fokusohem në albumin tim, me bashkëpunime dhe projekte të tjera që kam. Kështu që mentalisht për mua ka qenë fenomenal.

Për ju është koncerti i parë që jepni këtu në Folie Marinë pas pandemisë?

Dafina Zeqiri: Jo, të parin e kemi pasur në Shëngjin. Ne kemi bërë këtu hapjen të parët. Njerëzit e kanë shijuar shumë po edhe ne gjithashtu. Kemi qëndruar deri në orët e vona edhe pas koncertit.

Ju performuat edhe këngën më të fundit të cilën sapo e keni publikuar në bashkëpunim me Ledrin dhe Lumi B, si ka qenë ky bashkëpunim dhe si lindi ideja?

Dafina Zeqiri: Unë me Lumin dhe Ledrin njihemi që prej 14 vitesh kështu që është “fun” të bashkëpunosh me kolegë me të cilët kemi punuar që në fillimet e karrierës. Kur lindi ideja të bënim bashkëpunimin…. kam disa bashkëpunime vetëm me Ledrin apo vetëm me Lumin,  menduam që do të ishte interesante të bënim një bashkëpunim të tre së bashku.

A do kemi këngë të tjera nga ju, përgjatë kësaj vere?

Dafina Zeqiri: Po shumë, kemi albumin i cili quhet “Dafine moj”. Do të kem bashkëpunime të tjera..

Faleminderit shumë.

Dafina Zeqiri: Faleminderit , ju dhe teleshikuesit dhe shpresoj të kalojnë shumë bukur. Shpresoj që kjo verë të na japë sa më shumë shpresë dhe energji të mirë pas karantinës, ju përqafoj shumë!/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!