Daçiq: Kosova të ndërrojë emrin, është fjalë serbe

schedule18:58 - 19 Nëntor, 2021

schedule 18:58 - 19 Nëntor, 2021

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka bërë një reagim për një vendim që në objektin e Kuvendit të Kosovës të mos shërbehen produkte serbe.

“Nuk jam i befasuar nga asgjë. Por pas kësaj ata duhet ta ndërrojnë edhe emrin sepse Kosovë është fjalë serbe edhe sipas uebsajt të CIA”, është shprehur Daçiq për Kosovo-online.

Ka qenë deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ai i cili iu ka drejtuar sot Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca që të mos shërbehen produkte serbe në bufenë e parlamentit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!