Daçiç: Shqiptarët nuk e kuptojnë se situata ka ndryshuar

schedule12:24 - 14 Gusht, 2018

schedule 12:24 - 14 Gusht, 2018

Duke folur për gazetarët, ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç, u shpreh se shqiptarët në Kosovë, nuk e kanë kuptuar se situata ka ndryshuar, së bashku me qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për këtë çështje dhe në këtë pike, Serbia nuk e ka aspak të domosdoshme të njohë pavarësinë e Kosovës.

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç, u shpreh se në shtator do të flitet për gjëra më konkrete dhe për një zgjidhje reale për Kosovën.
Duke folur për gazetarët Daçiç shtoi se kohët e fundit është folur për ide të ndryshme por nuk është e thënë se do të pranohen. Sipas tij, bashkimi europian po nxiton në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare mes Prishtinës dhe Beogradit pasi mandatet skadojnë vitin e ardhshëm kur janë dhe zgjedhjet europiane.

Dhe pse pranoi se të dyja palët janë ende larg një kompromisi, Daçiç tha se kushdo që ka ide duhet ti bëjë publike ato. Duke shtuar se problem i Kosovës më parë është cilësuar si një çështje e zgjidhur, ai theksoi se qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ndryshuar për këtë çështje, duke lënë hapur mundësinë për të diskutuar rreth respektimit të interesave të secilës palë. Ministri serb tha se shqiptarët nuk e kanë kuptuar akoma se situata ka ndryshuar dhe pretendojnë se Serbia duhet të pranojë pavarësinë e vendit.

Për sa i përket korrigjimit të mundshëm të kufijve, Daçiç u shpreh se në çdo rast do të shihej interesi i Serbisë dhe i serbëve që jetojnë në Kosovë dhe Serbi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!