Daçiç: Serbia do të bëjë gjithçka për të ruajtur paqen në Kosovë

schedule10:01 - 25 Shtator, 2023

schedule 10:01 - 25 Shtator, 2023

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç deklaroi sot se Serbia duhet të ketë kujdes nga të gjitha provokimet dhe se, siç tha presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, serbët në Republikën e Kosovës duhet të qëndrojnë të qetë dhe t’i besojnë vendit të tyre, i cili do të bëjë gjithçka për të ruajtur paqen, pas përleshjeve të djeshme dhe vdekjes së tre serbëve dhe një polici kosovar.

Daçiç ka thënë për televizionin Prva se në këtë situatë bashkësia ndërkombëtare po shmang, praktikisht duke lejuar që të ndodhë një konflikt në Kosovë dhe duke lënë serbët të pushkatohen nga “policia kosovare-shqiptare”, shkruan Tanjug.

“Unë them policia kosovaro-shqiptare, sepse është policia shqiptare, dhe policia e Kosovës do të ishte aty po të kishte serb”, shpjegoi Daçiç dhe shtoi se e gjithë thelbi i Marrëveshjes së Brukselit ishte që serbët të sundojnë territorin ku jetojnë serbët./abcnews.al