Daçiç: Rasti i Surinamit dëshmoi se procesi i njohjes së Kosovës mund të bëjë hapa prapa

schedule12:12 - 1 Nëntor, 2017

schedule 12:12 - 1 Nëntor, 2017

Sipas ministrit të jashtëm serb Ivica Dacic, vendimi i Surinamit për tërheqjen e njohjes së Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran tregon se ky proces mund të ecë edhe në drejtimin e kundërt. Dacic në një deklaratë për televizionin shtetëror serb theksoi se ky ishte një lajm shumë i rëndësishëm pasi sipas tij shumë vende nuk janë të informuara dhe nuk hyjnë në esencën e problemit me të cilin ballafaqohet Serbia kur është fjala për Kosovën. Kjo më pas i shtyn të marrin vendime nën presion dhe nën ndikimin e fuqive të mëdha, duke mos menduar aq sa duhet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!