Daçiç: Prishtina është kërcënimi më i madh për paqen dhe stabilitetin në rajon

schedule16:25 - 29 Maj, 2023

schedule 16:25 - 29 Maj, 2023

“Prishtina është kërcënimi më i madh për paqen dhe stabilitetin në rajon”.

Kështu ministri i Jashtëm serb,  Ivica Daçiç, i cili u bëri thirrje përfaqësuesve të trupit diplomatik që të sigurojnë respektimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në dialogun Beograd-Prishtinë, shkruan N1.

Daçiç tha dënimi i akteve të njëanshme nuk mjafton dhe se situata në të cilën është futur populli serb, të cilën nuk do ta tolerojë, ende vijon.

“Mbroni popullin serb në Kosovë, ky është detyrimi juaj sipas të gjitha rezolutave dhe deklaratave të organizatave ndërkombëtare. Mos e vendosni Serbinë në një situatë të vështirë, bëni atë që është e juaja”, theksoi kryediplomati serb.

Ai ka përsëritur se Serbia kërkon nga bashkësia ndërkombëtare që të respektojë të gjitha marrëveshjet dhe “atë për të cilën kemi punuar” gjatë gjithë këtyre muajve dhe viteve, sepse veprimet dhe provokimet e njëanshme në Kosovë duhet të merren shumë seriozisht./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!