Daçiç paralajmëron Vuçiç: Shqiptarët e ndërkombëtarët po të gënjejnë

schedule12:22 - 9 Mars, 2018

schedule 12:22 - 9 Mars, 2018

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç paralajmëron presidentin Vuçiç se shqiptarët dhe ndërkombëtarët po e mashtrojnë lidhur me njohjen e Kosovës. Ai nënvizoi se nuk ka zgjidhje pa kompromis.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç  në një intervistë për televizionin shtetëror të Beogradit dha një paralajmërim për Aleksandër Vuçiç. Ai u shpreh për “RTS” se shqiptarët dhe ndërkombëtarët po e mashtrojnë presidentin serb. Shefi i diplomacisë nënvizoi se shqiptarët nuk duan kompromis, por vetëm njohjen e Pavarësisë së Kosovës.

Ivica Dacic, Minister i Jashtëm i Serbisë: “Unë vazhdimisht i them presidentit Vuçiç, dhe shoh që ai ka probleme për shkak të një presioni të madh që po i bëhet Serbisë për raportet me Prishtinën në mënyrë që të kemi një rrugë drejt Europës. Mirëpo Prishtinës nuk po i kërkohet ndonjë gjë në përpjekjet rreth normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Duke marrë për bazë përvojën time, jam i sigurt dhe paralajmëroj presidentin Vuçiç se ata po e mashtrojnë, nuk duan kompromis, por njohjen e Kosovës”.

Daçiç më tej shpjegon se Vuçiç “dëshiron të zgjidhë çështjen e Kosovës për të ardhmen, mirëpo ky është një gabim naiv dhe është gabim të besohet se ai mund ta bëjë këtë pa marrëveshje dhe kompromise të tjera”. Ndërkohë, Presidenti serb ka bërë të ditur se në muajin prill do të publikojë propozimin për Kosovën, gjë që do të pasojë dialogun e brendshëm që po zhvillohet në Serbi lidhur me Kosovën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!