Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç ka theksuar se vendi i tij nuk do e njohë pavarësinë e Kosovës, dhe nëse ky është kush për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.
Kohët e fundit zyrtarë të shumtë përfshirë dhe presidentin serb Vucic, kanë deklaruar se një nga kushtet që Serbia të anëtarësohet në Bashkimin Europian është pikërisht njohja e pavarësisë së Kosovës. Por ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç nuk ndryshon qëndrimin e tij duke theksuar se Beogradi nuk do ta njohë pavarësinë e kosovës për tu anëtarësuar në BE. Gjatë qëndrimit në Buenos Aires, Dacic shtoi se Serbia ka mbështetje të veçantë nga Argjentina e cila e përkrah për të ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial, sepse Serbia nuk do të pranojë kushte të njëanshme për anëtarësimin në BE, siç është çështja e Kosovës. Ndër të tjera DAcic tha se procesi i negociatave dhe rezultatet e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, “janë prezantuar si aktori i tretë në procesin evropian të vendit duke përbërë një barrë të rëndë për Serbinë”. Duke nënvizuar se çështja e Kosovës është prioritet kombëtar i Serbisë, ministri i jashtëm serb tha se për këtë arsye ka nisur dialogu i brendshëm, i cili synon gjetjen e një marrëveshjeje përfundimtare./abcnews.al