Daçiç: Kosova ka 8 njohje false të pavarësisë së saj

schedule12:57 - 27 Nëntor, 2017

schedule 12:57 - 27 Nëntor, 2017

Në një intervistë për “Vecernje Novosti” ministri i jashtëm serb Daçiç i rikthehet dhe njëherë cështjes së njohjeve të pavarësisë së Kosovës. Ai këmbëngul se nëse Beogradi merret seriozisht me këtë temë atëherë ky numër do të bjerë nën 100, duke theksuar se të paktën tetë nga këto njohje janë false.

Ministri serb tha se do të kontrollohen të gjitha informacionet në lidhje me njohjen më të fundit që i është bërë shtetit të Kosovës nga Madagaskari.

Njohja e fundit u konfirmua me një postim në Tuiter nga ministri i Jashtëm i kosovës Bexhet Pacolli. Kreu i diplomacisë serbe shkon dhe më tej duke pretenduar se beogradi do të vazhdojë betejëm përballë kundërshtarëbe të fuqishëm dhe klientëve të tyre. Në një kohë që sipas tij vendet që kanë tërhequr njohjet po kërcënohen me protesta ose po joshen me oferta të ndryshme. I pranishëm në samitin e Frankofonisë në Paris, Dacic tha se kishte biseduar me ministrat e jashtëm të vendeve që nuk e njohin ende Kosovën, të cilët e kishin siguruar se qëndrimi i tyre nuk do të ndryshonte. Ministri serb tha se nuk do të bënte publik emrat e vendeve që mund të tërheqin njohjen pasi në këtë mënyrë do të ndihmonte Prishtinën.

Duke folur për dialogun e brendshëm mbi Kosovën, ai tha se qëllimi i kësaj iniciative është të paraqesë të gjitha pozitat që mund të përfaqësojnë një zgjidhje të qëndrueshme.

Duke komentuar propozimin e Prishtinës për të përfshirë Shtetet e Bashkuara në dialogun e mbështetur nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës, ai tha se ndryshimi i formatit do të nënkuptonte “një vendim të ri – dhe në atë rast, vendet e tjera do të donin të bashkoheshin dhe Serbia do të bënte propozimet e veta”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!