Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ka thënë se Kosova ka një numër të mjaftueshëm votash për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, duke pasur parasysh numrin e vendeve që e kanë njohur pavarësinë e saj. Sipas tij, Kosova nuk do të kishte të drejtë të jetë anëtare e KiE, meqë thotë se nuk është bërë ende anëtare e OKB-së.
“Kur bëhet fjalë për vendet që e kanë njohur Kosovën, jemi në pozitën më të keqe në Evropë”, tha Daçiç.
Sipas tij, Kosova nuk do të kishte të drejtë të jetë anëtare e KiE, meqë thotë se nuk është bërë ende anëtare e OKB-së.
Ndërkaq kur bëhet fjalë për hyrjen e mundshme të Kosovës në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ai thekson se rasti është i njëjtë dhe vendoset me konsensus.
Daçiç theksoi se Islanda si kryesuese është nën presion të madh, “në radhë të parë nga Gjermania, sikurse edhe Irlanda, për ta futur në procedurë çështjen e pranimit të Kosovës”.
“Megjithatë, pasi Islanda organizon një samit të vendeve anëtare të KE-së në prill, pyetja është nëse është në interesin e tyre që ai takim të zhvillohet me mosmarrëveshje”.
I pyetur nëse Serbia mund të bëjë një lëvizje më drastike dhe të tërhiqet nga ai organ, ai shtoi se është e nevojshme të vlerësohet se cilat janë interesat e Serbisë dhe se Beogradi nuk do të pajtohet me pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. /abcnews.al/