Ministri i jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç u shpreh se ideja e gjithë rajonit që anëtarësohet në Bashkimin Europian si paketë, është e papranueshme për Serbinë. Duke folur për gazetarët në Bruksel ai theksoi se çdo vend duhet të përparojë me shpejtësinë që meriton. Pas takimit me ministrat e jashtëm të vendeve anëtare në Bashkimin Europian si dhe ata të vendeve kandidayte, Daçiç tha se vendimi për hapjen e dy kapitujve të rinj në negociatat për Malin e zi dhe Serbinë ishte mirëpritur, Por ai nënvizoi se është e rrezikshme që vendet anëtare të Bashkimit Europian nuk dëshirojnë të pranojnë se këto dy vende janë lidere në integrimin europian.
Kreu i diplomacisë serbe tha se takimi ishte pozitiv në pikën e zgjerimit të BE dhe nuk kishte asnjë vërejtje nga pjesëmarrësit.
Dacic deklaroi se ka lodhje nga ana e Bashkimit Europian për sa i përket procesit të zgjerimit, ashtu si ka lodhje dhe nga vendet candidate për shtyrjet e vazhdueshme në afrimin drejt BE-së. Por kur krijohet një marrëdhënie mes dy palëve, atëherë krijohet një situatë pozitive për të gjithë Bashkimin Europian dhe rajonin, një kombinim fitues për BE dhe Ballkanin Perëndimor./abcnews.al