Kryetarit i Kuvendit serb, Ivica Daçiç ka theksuar se Serbia refuzoi shfuqizimin e gjykatave ndërkombëtare të krimeve të luftës gjatë takimit me palën kosovare në Washington.
Daçiç tha se shqiptarët kishin një kërkesë të veçantë për presidentin amerikan, Donald Trump, të cilën sipas tij e kishte refuzuar presidenti serb, Aleksandër Vuçiç. Kjo ndodhi gjatë takimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Ëashington.
“Shqiptarët i kanë kërkuar Trumpit që të jetë pjesë e marrëveshjes së Uashingtonit. Në përgatitjet për takimet, Richard Grenell theksoi se një pikë duhet të jetë që të gjithë të punojmë së bashku për t’i shfuqizuar gjykatat ndërkombëtare të krimeve të luftës. Sigurisht, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, refuzoi”, tha Daçiç.
Sipas Daçiçit, pala kosovare ka punuar me administratën amerikane për një vit se si ta shmangin këtë situatë me gjykimet e ish-pjesëtarëve të UÇK-së./abcnews.al