Daçiç: Gjykatën Speciale duhet ta ndihmojmë, kjo nuk është si ajo e para

schedule12:21 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 12:21 - 8 Dhjetor, 2020

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi se në periudhën e ardhshme, tema në agjendën e Parlamentit të Serbisë do të jetë Kosova. Në fjalën e tij në Kuvendin e Serbisë Daçiç është shprehur se duhet ta ndihmojnë Gjykatën Speciale, sepse siç tha, kjo është ndryshe nga ajo e Hagës në vitin 2000 për krimet në ish-Jugosllavi.

“Shteti me siguri do të ndihmojë qasjen tonë të organizuar ndaj kësaj gjykate të re, sepse kjo nuk është e njëjta gjykatë që ishte në Hagë, kjo është gjykatë për krimet e UÇK-së dhe situata është pak më ndryshe nga sa ishte herën e fundit”, ka thënë Daçiç.

Daçiç deklaroi se mbetet detyrimi për të përgatitur dokumente dhe për t’i mbrojtur dëshmitarët dhe gjithçka tjetër në mënyrë që, siç tha të ndihmojmë në sjelljen e drejtësisë për viktimat serbe.

Fila e pyeti Daçiçin nëse si kryetar i Parlamentit, ai do të nisë një iniciativë në mënyrë që deputetët të kenë një pikë të detyrueshme në rendin e ditës çdo muaj ose njëherë në dy muaj, e cila do t’i kushtohej temës së Kosovës.

Ai tha se Komisioni i ashtuquajtur i Asamblesë për Kosovën duhet t’ua paraqesë një raport mbi situatën në Kosovë deputetëve çdo muaj ose çdo dy muaj.

Fila pyeti nëse Qeveria e Serbisë do të formonte një organ që do të kujdesej për rrjedhën e gjyqit në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së./abcnews.al