Kryediplomati serb, Ivica Daçiç këtë të mërkurë është shprehur se çështja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë është një çështje që do të zgjasë akoma më shumë.
Sipas tij, nuk është e mundur të arrihet një zgjidhje para zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në nëntor, duke pasur parasysh situatën aktuale, pandeminë dhe krizën në Prishtinë.
Duke komentuar se cila administratë amerikane do të ishte më e mirë për dialog – ajo e Donald Trumpit ose Joe Bidenit, Daçiç tha se Trump ishte sigurisht më i mirë për interesat serbe, sepse siç tha ai “inkurajoi disa procese dhe pranoi idenë se duhet të arrihet një kompromis që do të ishte në interes të të dyja palëve”.
Mes tjerash, shefi i diplomacisë serbe theksoi se Trump gjithashtu nuk mendon se çështja ka mbaruar dhe se Serbia duhet të njohë vetëm pavarësinë e Kosovës./abcnews.al