Dabulla: Te Tirana mblidheshim kur fitohej 1-0, Teuta jo për titull!

schedule22:28 - 21 Tetor, 2019

schedule 22:28 - 21 Tetor, 2019

Rezart Dabulla, ish-mbrojtësi i Tiranës, i ftuar në emisionin “Pressing” në ABC News, flet për ekipet pretendente për titull dhe përjashton nga kjo garë Teutën. “Është akoma shpejt për të folur, por nuk e kemi parë një skuadër që po dominon. Teuta nuk do e mbajë ritmin e të tjerave, edhe pse është ne vendin e parë. Kanë gabuar Tirana, Partizani dhe Kukësi, që janë parë si ekipet pretendente për titullin”.

“Tirana po e vuan pa presion, ka pasur historikisht. Ka pasur lojtarë që e menaxhonin presionin. Bënim mbledhje pse fitonim 3-0. Ka shumë vite që nuk fiton titullin. Nuk krahasohen kohët. Bëhej mbledhje pse fitonim 1-0 dhe thoshim nuk kemi luajtur mirë”.

“Sulmi funksionon si skuadër, jo si individ. Edhe mbrojtja, mbrojnë të gjithë. Nuk mund të livadhisë një lojtar. Ka presion, disa s’e përballojnë dhe e largojnë nga vetja. Duhet të marrë përgjegjësi, të kërkojë topin, të rrezikojë. Janë dy lojtarë tekanjozë.

“Ambienti është i qetë te Teuta. Habitem si janë të parët. Nuk i llogarisja kaq lart në fillim. E shoh si të sforcuar dhe jo reale të jetë në të parët. Është e merituar. Në syrin tim nuk e ka petkun për të dalë kampion. ka ekipe që kanë investuar dhe janë ndërtuar më mirë për të fituar titullin. Janë të parët se kanë fituar ndeshjet e tyre. Kanë mundur rivalët, që edhe kanë gabuar. Po i varni Teutës një kambanë të fortë, që nuk e tund dot. Nuk flas si specialist, por si ish-lojtar. Po qe se ndodh si Lieicester, edhe ndodh e të dalë titull”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!