Tirana mori një fitore të madhe 0-2 në fushën e Dinamo Tbilis, falë golave të Torassa dhe Ismajlgeci. Djemtë e Egbo u kualifikuan në raundin e dytë eliminator të UEFA Champions League.
Përballë, bardheblutë e Egbo do të kenë ekipin serb të Cberna Zvezdës. Të kuqtë drejtohen nga ish-mesfushori i njohur Dejan Stankovic dhe kanë fituar titullin kampion në Serbi.
Një ekip shumë i fortë dhe çdo vit pjesëmarrës në kompeticionet europiane. Një sfidë shumë e fortë për Tiranën dhe kualifikimi për më tej duket i pamundur, por sfida do të luhet në Tiranë dhe kjo gjë rrit disi moralin dhe besimin tek Egbo dhe djemtë e tij./abcnews.al