Cutrone i sinqertë: Ky virus është i poshtër, u tremba keq

schedule12:20 - 18 Prill, 2020

schedule 12:20 - 18 Prill, 2020

Patrick Cutrone e ka mposhtur Coronavirusin dhe tashmë është më mirë. Te Fiorentina ishin prekur disa lojtarë dhe ata janë mirë. Ish-futbollisti i Milan tregon atë që i ndodhi dhe nuk e fsheh se u tremb. Gjithsesi testi i dytë e bëri të çlirohej.

“Fatmirësisht jam mirë, më e keqja ka kaluar. nuk mund të mos e them se u tremba. Ky është një virus i poshtër, për të cilin nuk ka shumë informacion. U lehtësova kur dola negativ më pas. vetëm atëherë u çlirova”, tregon Cutrone në intervistën e dhënë për Tuttosport.

Më pas sulmuesi zbulon edhe një vendim që e ka marrë gjatë kësaj periudhe. “Do t’ia dedikoj golat e mi të gjithë atyre që po përballen me këtë betejë të vështirë: mjekët, infermierët dhe vullnetarët. Ata janë heronjtë e vërtetë këtë periudhë”, shton sulmuesi i skuadrës “Vjollcë”.

Në lidhje me rikthimin e kampionatit, Cutrone shprehet: “Tani kam nisur të përgatitem, sigurisht në masën e duhur dhe duke marrë parasysh situatën që po kalojmë. Le të mendojmë për shëndetin fillimin. Të gjithë mëzi po presim të rikthehemi në fushë, por duhet të jenë kushtet e duhura për ta bërë diçka të tillë”.

Sulmuesi nuk i shmanget as diskutimit të pagave dhe normalisht ai është dakord për uljen e pagave, sigurisht përmes një marrëveshjeje të përbashkët me klubin. “Ne do të gjejmë një marrëvshje për uljen e pagave, një marrëveshje që t’u shkojë për shat të gjithëve”, përfundon Cutrone. /abcnews.al