Curry, “ylli” i mbrëmjes/ Shkëlqen me 37 pikë dhe fiton sfidën me “binjakun” Thomson

schedule12:57 - 13 Nëntor, 2024

schedule 12:57 - 13 Nëntor, 2024

Ishte ndeshja më e rëndësishme e mbrëmjes në NBA dhe të gjithë pritshmëritë u realizuan. Golden State mundi Dallas me vetëm tri pikë diferencë në rezultatin e përgjithshëm 120-117, pas disa përmbysjesh brenda sfidës të mbushur me spektakël. Protagonist absolute ishte Stefen Kërri, që fitoi duelin e parë me Klei Tompson, që deri sezonin e fundit ishte “binjaku i tij i koshit”.

Ylli i Uorriors ishte shënuesi më i mirë I ndeshjes me 37 pikë, ndërsa i shtoi paraqitjes së tij të madhe 6 topa të kapur në tabelë dhe 9 asist. Klei Tomson u ndal në kuotën e 22 pikëve në sfidën e parë si rival në “Chase Center” të San Francisco, ndërsa për Dallas nuk mjaftoi Luka Donçiç.

Slloveni ishte më i miri në parket për Maveriks me 31 pikë, 8 topa në tabelë dhe 6 asdist për shokët e skuadrës.

Për Golden State kjo ishte fitorja e 9 në 11 ndeshje të këtij sezoni në NBA, ndërsa Uorriors ndajnë kreun e Konferencës së Perëndimit bashkë me Oklahoma dhe Feniks.

Krejt I ndryshëm diskutimi për Dallas që shënoi humbjen e tretë radhazi dhe të gjashtën në këtë sezon.

Nuk munguan surprizat në mbrëmjen e fundit të basketbollit amerikan, pasi kampionët në fuqi të Boston ranë në shtëpinë e tyre, në humbjen dramatike kundër Atlanta me vetëm një pikë diferencë në rezultatin përfundimtar 116-117.

Xhejlon Braun dhe Derrik Uajt shënuan të dy bashkë 68 pikë, por nuk arritën të evitojnë disfatën e Sëlltiks, që jetuan disfatën e tretë sezonale, duke humbur terren ndaj Klivlend, kryesues në Konferencën e Lindjes dhe skuadra e vetme e pamposhtur deri tani në NBA.

Nga ana tjetër, triumfi i Atlanta vendos nga paraqitja e shkëlqyer e Daniels si shënuesi më i mirë i Houks me 28 pikë në total./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!