Ishte ndeshja më e rëndësishme e mbrëmjes në NBA, kjo edhe për faktin se Golden State debutonte në shtëpinë e tij pas dy ndeshjeve të para të fituara në transfertë në sezonin e ri.
Por pritshmëritë për Stephen Curry dhe shokët e tij u zhgënjyen me humbjen 104-112 përballë Los Anxheles Clippers.
Të udhëhequr nga James Harden, që duket se është kthyer në versionin e tij më të mirë, miqtë arritën të fitonin një sfidë me të vërtetë të vështirë dhe të vendosur vetëm në periodën e fundit.
Kjo edhe për shkak të dëmtimit të Curry, që la parketin tetë minuta nga mbyllja e ndeshjes.
Harden ishte njeriu i triumfit për Clippers me 23 pikë, ndërsa po aq realizoi edhe Zubak, qëndra kroate, që bëri punën e “pisët” poshtë tabelave.
Me Curry që mbylli ndeshjen me 18 pikë, për të zotët e shtëpisë nuk mjaftoi Wiggins, në rolin e shënuesit më të mirë të sfidës me 29 pikë.
Ajo që po shpërblen të gjitha parashikimet në këtë nisje të sezonit në NBA është Oklahoma.
Thunders morën fitoren e tretë në tre ndeshje të luajtura, duke mundur Atlanta me rezultatin 128-104.
Në formatin “MVP”, Gilgeous-Alexander shkëlqeu sërish me 35 pikë. Nëse basketbollisti kanadez vijon me këtë ritëm, atëherë Oklahoma me shumë mundësi do të shpërblejë edhe parashikimet finale të këtij sezoni që e shohin atë pretendente jo vetëm në Konferencën e saj, por edhe në garën për titullin kampion. /abcnews.al