Curry shkruan historinë/ I pari në NBA, që kap kuotën e 4 mijë realizimeve për tre pikë

schedule12:39 - 14 Mars, 2025

schedule 12:39 - 14 Mars, 2025

Një tjetër rekord dhe një tjetër vend në “Olimpin” e basketbollit amerikan.

Stephen Curry hyn në historinë e NBA si basketbollisti i parë që kap kuotën e 4 mijë trepikëshave.

Në fakt, ylli i Golden State kishte edhe më parë këtë primat, pasi goditjet nga distanca janë arma më e fortë e tij.

Curry shkruajti këtë kapitull të artë të karrierës së tij në ndeshjen që Uorriors e fituan bindëshëm në shtëpi kundër Sankramento Kings me rezultatin 130-104.

Paraqitja e kapitenit të skuadrës nga San Francisko nuk ishte e shkëlqyer, me vetëm 11 pikë, 2 ribaund dhe 5 asist, por kaq I mjaftoi për të vendosur një rekord që ka pak mundësi të thyhet, të paktën në një të ardhme të afërt.

Kjo konfirmohet edhe nga renditja e atyre që kanë shënuar më shumë trepikësha në historinë e basketbollit amerikan.

Nëse Steph Curry ka 4 mijë realizime për tre, ndjekësi i tij më I afërt është Xhejms Harden me 3124, ndërsa I treti është Rey Allen me 2974 të tillë.

Ky rekord i ri për yllin e Golden State vjen vetëm pak ditë, pasi ai hyri në “klubin e më të mëdhenjve” të NBA, duke kaluar kuotën e 40 mijë pikëve në sezonet e rregullt.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!