Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Curry-Butler, dyshja e “yjeve”/ Shkëlqejnë me lojën e tyre, Golden State kthehet te fitorja

schedule14:46 - 14 Shkurt, 2025

schedule 14:46 - 14 Shkurt, 2025

Transferimi i Luka Donçiç teLos Angeles Lakers mori të gjithë vëmendjen, por një tjetër lëvizje e bujshme në merkaton e NBA ishte edhe kalimi I Xhimi Batler te Golden State.

Ish ylli I Bulls dhe Miami, ka lënë menjëherë shenjë te skuadra e tij e re, ndërsa me të në krah edhe Stefën Kërri është ekzaltuar në lojën e tij.

Me këtë dyshe, Uorriors kaluan me sukses edhe një transfertë të vështirë si ajo kundër Houston Rokets, duke imponuar diferencën e shatë pikëve në rezultatin 98-105.

Stef Kërri ishte realizuesi më I mirë I skuadrës nga San Francisko dhe i gjithë ndeshjes.

Ai e mbylli atë me 27 pikë, ndërsa I shtoi paraqitjes së tij 5 topa të kapur në tabelë dhe 3 asist për shokët e skuadrës.

Ndërkohë, Xhimi Batler shënoi 19 pikë, por bëri një punë të shkëlqyer në ndihmë të ekipit, me 8 ribaund dhe 4 asist.

Që pas ndarjes së “Spalsh Brothers” me largimin e Klei Tomson, Kërri kishte mbetur “jetim” te Golden State, por me ardhjen e Batler gjërat kanë ndryshuar.

Me këtë dyshe, Uorrios kërkojnë të kthejnë një sezon që deri tani nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë.

Aktualisht ata ndodhen në vendin e 10 në Konferencën e Perëndimit dhe jo shumë larg vendit të tetë, I fundit një jep një biletë direkte për në fazën e plej of.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!