Çupi: Influenca ruse përmes Metës, Berishës dhe Kryemadhit, ka dobësuar demokracinë

schedule12:01 - 3 Prill, 2023

schedule 12:01 - 3 Prill, 2023

Analisti Frrok Çupi në një intervistë të dhënë për “Tirana Live”,  ka komentuar dhe financimin e opozitës nga paratë ruse.

Sipas Çupit artikulli i publikuar në EU Reporter ishte një tregues i qartë sesi këto njerëz që janë pjesë e opozitës po na shesin dhe na blejnë me parë e huaja sikur vendi të ishte pronë e tyre.

Çupi në fjalën e tij ka theksuar se Meta, Kryemadhi dhe Berisha janë dhe personat që po lejojnë influencën ruse në Evropë, pasi sipas tij braktisja e parlamentit nga deputetët e PD-së po përdorej nga Rusia, si një shembull që duhet të ndiqej dhe nga vetën e tjera në mënyrë që të krijonte kaos në parlamentet e vendeve Evropiane.

Po e nis nga një gjë që duket shumë e thjesht EU Reporter nuk u tërhoq, dhe BE ka shumë info, por bëri elegancën e vet që në rregull po e shikojmë edhe një herë por informacioni ishte me kuintal, kjo është një çeshtje që të emocionon në nderin kombëtar sesi këto njerëz na shesin e na blejnë me para të huaja dhe e cilësojnë vendin si pronë të tyre. Strategjia e tyre për të sherbyer të ardhurave nga vende jo mike të vendi tonë, është një ciklon që ka shpërthyer që në vitin 2016. Mendoni që në 2016 janë kryer pagesat e para për Kryemadhin, në 2017 të dytat , kujtojmë se në pagesat e para ka ndodhur rezistenca e fuqishme e Metës dhe e Berishës për Reformën Në Drejtësi, është i lidhur me këto financime.

Pagesat e 2017 që janë më të larta, ku deputetët e Sali Berishës u larguan nga Parlamenti duke krijuar një efekt ne parlamentin evropian, dhe Rusia të godiste fort Evropën përmes Berishës dhe Metës që të krijonte modelin, që deputetët e pakënaqur të largoheshin nga parlamenti që do të ndiqej dhe nga vendet e tjera e do të kishim rënie të parlament duke e cilësuar si një bombë nukleare. Në 2018 kemi faktin që Meta krijoi një mostër të shtetit, Ku Meta si president përjashtoi Monikën nga zonja e parë dhe vendosi një fëmijë në krye të këtij pozicioni. Këto kanë përdorur jo vetëm familjen politike, por edhe atë biologjike, që në 2018 ai ka akuzuar Amerikën, ajo ishte e tëra sipas modelit të agjenturave ruse. Në 2019 Meta kreu grusht shteti me anulimin e dekretit për njerëzit për të votuar. Rusia në këto periudha kishte të njëjtën taktikë për të arritur te Ukraina. Në 2016 u krijua grushti i shtetit në Turqi. Sot kemi një demokraci më të dobësuar me influencën e Kryemadhit, Berishës dhe Metës me Rusinë.

Strategjia që kanë ndjekur këto , ato janë një grup i strukturuar anti shqiptar, e para është se ato e kanë kryer krimin duke i menduar si pronë e tyre, dhe e kanë konsideruar popullin shqiptar si budalla se ato besojnë çdo gjë, që meta është patriot, që Berisha është anti amerikan, kaq kërko Rusia, pasi nuk kërkon të pushtojë, dhe të japë bursa, por ta ketë opozitën siç është, të rrënojë opozitën dhe të drejtën e drejtësisë dhe të krijojë të zezën që thuhet se është e bardhë. Duan ta ruajnë Shqipërinë në lëngatë akuzash dhe sëmundjesh, se vjedh ai apo ajo, dhe efektet e tyre kanë shkuar në Britani, që nuk kanë faj që e konsiderojnë shqiptarët mafioz, pasi kjo artikulohet nga kryetarët e shtetit. Kjo është strategjia pro-ruse e lëngatës”, është shprehur ai.

Gjithashtu analisti në intervistën e tij në ABC News me gazetaren Elisa Gjerani ka deklaruar se drejtësia duhet që të vepronte që mëngjesin e publikimit të lajmit nga EU Reporter për Monika Kruyemadhin, por e vërteta është e drejtësia në vendin tonë është shumë hapa pas kombit ajo po e rrënon kombin..

Faktet me krijojnë të drejtën të bëj analizën e faktit këto padyshim që në punët e tyre kanë përfshirë plot njerëz ku disa prej tyre dhe janë vrarë, disa po bëjnë biznes me paratë e tyre dhe po bëjnë agresion me vendi tonë, por në mënyrë të natyrshme këto kanë një ushtri të caktuar dhe asnjëherë nuk duhet që të mendojmë se këto janë zero se i ka çmontuar Amerika, këto janë një ushtri dhe kanë njerëz të afërt mes tyre. Nga koha kur Meta ishte president u shitët informacione në organet ruse, u shitën nga një diplomat aty, të njëjtën gjë bëri Berisha me Tap, bëri një luftë të madhe të thoshte se ishte i pafajshëm, por që ai kalonte ne Shqipëri dhe ne nuk merrnim asgjë.

Drejtësia duhet që të vepronte mëngjesin e transmetimit të lajmit. Për fatin tonë të keq drejtësia po rrënon kombin, për fat të keq ajo është një hap pas kombit, dhe kombi është një hap para saj. Me këtë popull janë bërë këto gjëra të tmerrshme. Drejtësia thotë që do të vij unë një ditë, por se kur është ajo dit asnjë nuk e dimë, ajo është shumë hapa pas të vërtetës dhe popullit që i ka vuajtur ato gjëra”, ka thënë ndër të tjera në intervistën e tij Çupi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!