Çuni gati për aventurën ruse, talenti “kuqezi” pranë firmës me Rubin Kazan

schedule17:16 - 3 Shtator, 2024

schedule 17:16 - 3 Shtator, 2024

Një tjetër futbollist kuqezi bëhet gati t’i bashkohet kampionatit rus të futbollit.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, Marvin Çuni, ndonëse është pjesë e një klubi italian si Frosinone, është shumë pranë firmës me ekipin ku luan Mirlind Daku, Rubin Kazan, me bisedimet mes palëve që janë në stadin e avancuar dhe lojtari duket parimisht dakord që t’i bashkohet në ditët e ardhshme skuadrës ruse.

Në rast transferimi në Rusi, Çuni do të formonte dyshen ideale të sulmit me “bomberin” Mirlind Dakun, i cili si për ironi të fatit po sheh me vëmendje për një transferim të mundshëm në Itali në të ardhmen.

Çuni u cilësua si “një sulmues i të ardhmes” nga trajneri Sylvinho gjatë konferencës së fundit për mediat, ku sqaroi se e shihte atë si një alternativë për qendrën e sulmit “kuqezi”, teksa kujtojmë se sulmuesi ka luajtur në tre ndeshje në këtë sezon me fanellën e Frosinone në Serie B, duke shënuar në sfidën ndaj Spezia. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!