Armando Cungu, trajneri i Laçit, pas ndeshjes me Tiranën, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport. “Zhgënjimi është i madh për shkak të rezultatit. Nuk mungoi dëshira. Kushtet atmosferike bënë që të mos bëhej fjalë për futboll. Ishte kush ta hedhë topin më lart. Shënuam një gol dhe më pas në dy gabime në markime dhe vendose na realizoi. Tirana meriton komplimente”.
“U bënë disa ndeshje që disa lojtarë nuk janë në ditën e tyre. Por duhet të rrinë në fushë, pasi kemi djem të rinj në stol. Duhet momenti i përshtatshëm për ata, Sot nuk mund të luanin, në këtë terren. Duhet gjendje e lartë fizike. E vështirë t’u besosh djemve të rinj në këtë lloj ndeshjeje”.
“Futemi kudo për fitore, por ka edhe barazime. Duhet të dimë të menaxhojmë situatën dhe të dish të marrësh edhe një barazim. Patjetër duhet shënuar për të fituar. Nuk është se nuk ishim pa ekuilibër. Gabuam te golat”.
“I di mundësitë tona, prandaj e nxora para mbrojtjes Gjonin. Ishte i vetmi që mundej. Ai nuk ka gjendjen e tij më ët mirë fizike, por kemi sakrifikuar. Kështu ishin nevojat e ekipit. Ka luajtur në mesfushë edhe kur e kam pasur kundërshtar. Kurse Domgjoni luan në qendër. Tirana luftoi dhëmb për dhëmb, kanë cilësi. Cale e Torasa janë të mirë me topin dhe gjithashtu janë të zgjuar e krijojnë situata”.
Goli i parë erdhi pas një ngurrimi në mesfushë. Nuk e udhëhiqje dot topin në këtë fushë. Nuk e larguam topin. Ignjatovic e la zonën bosh dhe nuk ishte aty ku duhet. E pësuam. Fatale t’ia dhurosh këto mundësi kundërshtarit. Tirana meriton komplimente për mënyrën se si u sollën në lojë”.
“Me keni thënë jeni për kampion, unë sërish ju them që objektivi është ndeshja e radhës. Duhen përforcime dhe mos të harrojmë që ekipi është i ri dhe duhet kohë të marrë përgjegjësi të mëdha. Uroj me zemër gjithë shqiptarët për Krishtlindjet, në veçanti edhe komunitetin e futbollit”. /abcnews.al