Cungu: Arbitri nuk u tregua trim, lojtarët e mi kërcenin prej shkelmave

schedule15:39 - 18 Dhjetor, 2019

schedule 15:39 - 18 Dhjetor, 2019

Armando Cungu, trajneri i Laçit, pas ndeshjes me Bylisin, në emisionin “Gol pas Goli”  në Supersport deklaroi: “Vendosja jonë erdhi si rrjedhojë e mungesës së Shehut, plus luanim në një fushë të nxehtë si Bylisi. Natyrshëm duhet t’i prisnim në mesfushë dhe të ishim agresivë. E prisja që mund të na mundnim me goditje standarte. Kështu ndodhi.

Nuk është se Bylisi na krijoi probleme serioze nga mënyra e lojës. Ishte e fortë, në momente të caktuara jashtë lojës së futbollit. U tolerua diçka e tillë. Kundërshtari i kishte marrë masat që të na ndalonte lojtarët tanë me çdo mënyrë”.

“E kisha parasysh çfarë na priste, ndaj morëm masa të ishim pak më të mbledhur. Për cilësi mendoj se ne kemi më shumë cilësi. Donim t’u përgjigjeshim me luftë të fortë sportive, por u ndëshkuam me të verdhë.

Ndaj edhe u tërhoqëm disi. Jam dakord që futbolli është sport burrash, por brenda kornizave të futbollit. Jo në pak raste u respektuan. Kemi një rast me Kirin, që nuk na u dha as faull, as karton. Ata që në fillim kishin marrë masat ta godisnin Kirin dhe ta nervozonin, edhe me mënyra jashtë futbollit”.

“Nuk thashë se arbitri ishte me ta. Edhe ata kanë presion, sikurse edhe ne, edhe lojtarët. Ndoshta duhet të ishte më trim në situata të tilla. E thashë që futbolli është lojë burrash. Troç e thashë, që kishte momente që të mos e linte një lojë aq të ashpër. Lojtarët kërcenin të mos hanin shkelma. Nuk thashë që e ndihmoi Bylisin, apo donte të fitonte Bylisi”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!