“Çunat shqiptarë më komplimentojnë”, biznesmeni gay: S’janë për mua, janë të mbyllur në mendje

schedule11:24 - 23 Tetor, 2020

schedule 11:24 - 23 Tetor, 2020

Biznesmeni gay Elton Ilirjani në një lidhje me Skype në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” duke folur për paragjykimet me të cilat përballet, tha ndër të tjera se merr mesazhe nga shumë meshkuj shqiptarë, të cilët nuk mund të flasin hapur për shkak të mentalitetit të shoqërisë. Megjithatë, ai shton se “shqiptarët nuk janë zgjedhja më e mirë” për të.

Privatisht më drejtohen shumë persona, mund të më drejtohen mbi 250 çuna nga Shqipëria. Shqiptarët janë të frustuar, kanë dëshirë të kenë një marëdhënie biseksuale, por nuk i bën me faj se është shoqëria e tillë, se nuk mund ta shijojnë të bukurën dhe të jenë të lirë sepse ua ndalojnë komunistat.

 

Më komplimentojnë, më thonë fjalë të mira më japin atë koefidencën. Por shqiptarët nuk janë zgjedhja më e mirë për mua sepse janë shumë të mbyllur në mendje, është e pamundur marrëdhënia me një shqiptar, dhe ata që janë gay po të shikosh ata që më urrejnë jane persona të LGBT. “, tha ai. /abcnews.al