Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Cunami në Indonezi, vijon të rritet numri i viktimave

schedule23:52 - 24 Dhjetor, 2018

schedule 23:52 - 24 Dhjetor, 2018

Numri i viktimave të cunamit që të shtunën përfshiu qytetet bregdetare të ishujve Sumatra dhe Java në Indonezi është ngjitur në mbi 370 dhe shifra mbetet paraprake. Të dhënat e fundit janë publikuar nga agjencia lokale për menaxhimin e emergjencave, një zëdhënës i të cilës ka deklaruar se rreth 1 mijë e 450 persona të tjerë janë plagosur dhe rreth 130 mbeten të humbur.

Ndërkohë, përpjekjet e ekipeve të shpëtimit për t’u ardhur në ndihmë të mbijetuarve po pengohen nga rrugët e bllokuara. Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë larg plazheve të prekura nga cunami, pasi ka rrezik që fenomeni natyror të përsëritet për shkak të shpërthimeve vullkanike. Dallga e lartë 20 metra u përplas në Sumatra dhe Java ditën e shtunë.

Gjeologët janë të bindur se aktiviteti vullkanik shkaktoi lëkundje sizmike nënujore dhe kjo e fundit ka nxitur cunamin. Vullkani Anak Krakatau shpërtheu sërish ditën e diel, duke përhapur tym dhe hi mbi qytetet e ishujve, të populluara nga turistët. Indonezia preket shpesh nga dukuri të tilla natyrore për shkak se gjeografikisht ndodhet në Unazën e Zjarrit, siç njihet linja e tërmeteve dhe vullkaneve që rrethon virtualisht të gjithë rripin e Paqësorit.

Cunami më fatal mbetet megjithatë ai i 26 dhjetorit 2004, kur valët e shkaktuara nga lëkundjet sizmike në oqeanin Indian vranë rreth 228 mijë persona në tre vende, shumica e të cilëve në Indonezi. Ndërsa aktiviteti më i fuqishëm vullkanik në zonë daton në Gusht të vitit 1883./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!