Çumani: Kërkesë e lartë për shitblerje pasurish, të diferencohet tatimi për shtëpinë e parë

schedule20:34 - 29 Nëntor, 2024

schedule 20:34 - 29 Nëntor, 2024

Anëtari i NAREA/Broker në Sarandë, Eron Çumani thotë se ka kërkesë të lartë për shitblerje pasurish.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Çumani u shpreh se duhet të diferencohet tatimi për shtëpinë e parë dhe të mos paguhet 15 për qind.

“Saranda ka si në të gjithë rajonin, Shqipërinë, ka problemet e veta, sa i përket shitblerjes së pasurive të paluajtshme. Sa i përket çmimit të referencës, janë më të ulëta se në Tiranë. Por kemi problem çmimin, më të lartë se në qytetet e tjera. Shoqëritë e ndërtimit e kanë pasur informalitet, vlertën e shitjeve. Tatimi është shumë i lartë. Kjo do të thotë që këtu ka vend për informalitet dhe vend për shmangie detyrimesh. Këtu kemi problem për detyrimin që duhet të ketë pala shitëse. Sigurisht që ka kërkesë. Të gjitha burimet financiare konkretizohen në pasuri të paluajtshme. Kush janë shkaqet që e bllkojnë shitjet? Shkaqet janë, metodologjia që aplikohet tani, te tatimi për pronat. Shtëpitë e para, nuk duhet të kenë këtë lloj tatimi”, theksoi ai./abcnews.al