Në një intervistë për Abc News, drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli ka folur për aktivitetin e teatrit në këto kohë izolimi. Çuli tha u mungon skena dhe publiku, megjithatë kanë krijuar një kalendar online.
“Na mungon aroma e skenës, publiku, shfaqja, por jemi përpjekur me të gjitha mundësitë që të ofrojmë një programacion. Kemi një kalendar online nga e enjta deri të dielën. Që sot ai është shtuar sepse kemi që nga e marta disa aktivitete të tjera.
Patëm spektakle të TK online. E filluam me “Galaksia” me të cilën patëm rekorde ta jashtëzakonshme, po të llogarisim me banorët që ka Shqipëria dhe të ardhurat, jemi në vendet e para. U detyruam ta rishfaqnim “Galaksinë” sepse kishte lumë kërkesash. Pastaj kemi pasur mbrëmjet tona recitative.
Këtë javë kemi një eveniment të jashtëzakonshëm. Të enjten do të kemi një event për herë të parë një mbrëmje për Naim Frashërin. Ndërsa të premten do kemi zërin e Aleksandër Moisiut të miksuar bashkë me zërat e aktorëve të TK në 3-4 materiale që janë ekskluzivisht me të drejta autori nga TK”, u shpreh ai. /abcnews.al