Ndonëse jemi në fund të muajit Korrik, kjo e hënë ka ngjasuar me një ditë dimri. Stuhitë dhe rrebeshet e shiut kanë përfshirë vendin ndërsa temperatuarat kanë pësuar rënie të menjëhershme.
Shërbimi “Meteoalb” parashikon përmirësim të ndjeshëm të motit në orët e vona të pasdites, kur pritet dhe pakësimi i reshjeve në të gjithë territorin. Ndërkohë nga e marta në të premte vranësirat dhe reshjet parashikohet të zhvendosen në pjesën e dytë të ditës, kryesisht në zonat veriore dhe ato lindore e juglindore.
Temperatuarat pritet të qëndrojnë pothuajse në të njëjtat vlera deri të enjten kur parashikohet rritje e tyre. Ditët e fundit të Korrikut dhe fillim Gushti sipas shërbimit “Meteoalb” mbeten në vlera termike 4 – 5°C mbi maksimumet tipike./abcnews.al