Çuditë e motit në Kukës

schedule17:15 - 2 Janar, 2019

schedule 17:15 - 2 Janar, 2019

Zona e Kukësit duhet të ishte nga më të ftohtat në vend, por siç raporton gazetari i ABC News aty bën ngrohtë. Temperaturat janë në vlerat pozitive dhe do të vazhdojnë kështu.

Ajo që po ndodh në Kukës nuk ndodh në territorin tjetër të vendit. Ndërsa temperaturat e ulëta me ngrica kanë mbërthyer njerëzit pas zjarrit, në këtë qytet që duhej të ishte më i ftohti bën ngrohtë.

2019-a erdhi dhe kuksianët e festuan në shesh pa prezencën e borës siç ka ndodhur rëndom. Qyteti duket se i është kthyer përditshmërisë me lëvizjen e mjeteve e qytetarëve. Pjesa dërrmuese e njësive të shërbimit e bareve janë të hapura.

Moti do të jetë i qëndrueshëm dhe me vlerat pozitive të temperaturave. E pazakontë kjo situatë klimatike gjithsesi ajo ka favorizuar qytetarët duke mos i kushtëzuar në lëvizje si para, gjatë festave apo edhe pas tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!