Demi Lovato ka habitur ndjekësit me veprimin që ka bërë. Këngëtarja organizoi një “funeral” për karrierën e saj muzikore ndërsa njoftoi se do të punojë me zhanrin punk rock. Lovato postoi një foto përkrah një grupi njerëzish ku shkroi: “Një funeral për muzikën time pop”.
Lovato gjithashtu ndau dy video nga kënga e re për të cilën është frymëzuar nga rock. Ky lajm vjen pasi këngëtarja doli sërish nga rehabilitimi mes përpjekjeve të vazhdueshme për të qëndruar larg lëndëve narkotike. Një ndryshim rrënjësor ajo e tregoi dhe me ndryshimin e pamjes.
Në dhjetor, këngëtarja rruajti kokën pasi donte një fillim të ri të vitit 2022. Ajo zbuloi se kishte bërë një tatuazh në kokë dedikuar “Gjyshes Merimangë”. “Ishte gjyshja merimangë ajo që na mësoi shumë gjëra. Ajo na mësoi për qeramikën dhe thurjen. Ajo na mësoi për zjarrin, dritën dhe errësirën.”, tha ajo.
/abcnews.al