Çudira nga Pogradeci: I vunë zjarrin makinës, i bëjnë presion pronarit të mos dëshmojë në gjyq

schedule10:26 - 11 Shkurt, 2020

schedule 10:26 - 11 Shkurt, 2020

Një makinë luksoze tip “BMW X6” u dogj natën e 31 korrikut në Pogradec. Policia zbuloi zjarrvënësin duke e ndaluar, ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për vijimin e hetimit. Si përfundim, prokuroria zbardhi ngjarjen dhe e dërgoi çështjen në gjykatë duke patur si të dyshuar kryesor një 33 vjeçar me inicialet M.T.

Ccështja kaloi në gjyq, por kur u duk se pronari i mjetit do të gjente drejtësi, jëtu filluan problemet e tjera, shkruan abcnews.al.

Policia arrestoi dje një 40 vjeçar, të afërmin e zjarrvënësit të makinës pasi kishte kërcënuar pronarin e automjetit të djegur që të mos dëshmonte në gjykatë kundër të afërmit të tyre.

Krahas kësaj, policia ka shpallur në kërkim edhe tre persona të tjerë me të njëjtën akuzë.

Njoftimi i policisë

Pogradec

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Xh. T., 40 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.

Si edhe u bë shpallja në kërkim e shtetasve I. B., 52 vjeç, F. B., 19 vjeç, M. B., 34 vjeç, banues në Pogradec.

Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen nr.3, përpara Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, dyshohet se kanë kanosur shtetasin J. M., 47 vjeç, banues në fshatin Buçimas, me qëllimin që ky i fundit të mos dëshmonte në seancën gjyqësore zhvilluar për familjarin e tyre shtetasin M. T., 33 vjeç (i ndaluar si autor i dyshuar për ngjarjen e ndodhur në datën 31.07.2019, ku në lagjen nr. 1, Pogradec, u dogj mjeti tip “BMW X6” në pronësi të
47-vjeçarit J. M).

Gjithashtu këta shtetas kanë kundërshtuar punonjësin e policisë së rendit me shërbim në Gjykatë dhe punonjësit e shërbimit të I.E.V.P-Drenovë, gjatë kryerjes së detyrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Kanosja për të mos kallëzuar”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Prishja e qetësisë publike” kryer në bashkëpunim.