Një ndeshje e ligës amatore është ndërprerë në Angli për shkak të kafshëve. Bëhet fjalë për sfidën mes Leicester Nirvana dhe GNG Oadby Town, që u ndërpres në minutën e 78-të takimit për shkak se një tifoz nuk po e kontrollonte dot qenin e tij.
Gjyqtari i ndeshjes vendosi që të ndërpriste takimin, pasi ai qen përbënte shumë rrezik për lojtarët. Tifozi refuzoi të largohej, ndërsa qeni nga ana tjetër po lehte akoma dhe më shumë dhe ishte gati duke hyrë në fushë.
WOW! Match Abandoned after 78’ – @GNG_Oadby 1 Nirvana 2 (@shaqsmaster ⚽️ R Akintunde ⚽️) – never experienced a game not finishing due to a person and his dog both on the loose around the ground” refs said enough.. game over!”
— Leicester Nirvana FC (@LeicNirvana) December 26, 2020
Kjo nuk është hera e parë që ndodh në Angli, pasi një ngjarje e tillë ka ndodhur dhe në vitin 1987. Një qen policie hyri në fushën e lojës dhe kafshoi një nga lojtarët, duke shkaktuar kaos në fushë. /abcnews.al